Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Doktori ishte infektuar prej disa ditësh, ndërsa nuk mundi që të mposhte sëmundjen vdekjeprurëse.
Lajmin e ka konfirmuar Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.
“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqipërisë njofton humbjen e Dr. Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.
Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmeve të tij……. I paharruar qoftë kujtimi i Tij!”, thuhet në postim.
Ndërkohë që mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Llambros ka dhënë dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili shkruan:
Një lajm i trishtueshme për një nga mjekët e jashtëzakonshëm të Vlorës. Një njeri fisnik dhe i kudogjendur. Buzagaz dhe i pa përtuar. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!
Kolegëve në fb u kërkoj ndjesë për mbingarkesen e postimeve me lajme të tilla por i kam njohur edhe personalisht dhe dua t’ju shpreh mirënjohje deri ne fund. Arbeni