Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një lajmërimi, ka njoftuar për gjendjen e akseve nacionale në vend, për shkak të motit të keq.
Edhe pse reshjet kanë ndaluar temperaturat janë të ulëta. Në rajonin verior makinat mund të kalojnë vetëm me zinxhirë, në pjesën qendrore Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, ndërsa në Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak–Goricë me goma dimri ose zinxhirë.
Njoftimi i plotë:
Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
RAJONI VERIOR
Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:
Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
RAJONI QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:
Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak-Goricë.
RAJONI JUGOR
Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.