Kourtney Kardashian ka ndarë një foto në Instagram me Travis Barker, një foto të duarve të ndërthurura të çiftit.
Fotografitë tregojnë qartë se ku qëndron marrëdhënia e çiftit, pasi që ata u panë duke postuar të njëjtat foto të zjarrit gjatë Ditës së Shën Valentinit .
‘Page Six’ konfirmoi që Kardashian dhe Barker, miq prej një kohe të gjatë, i kishin zhvendosur gjërat në një fazë romantike në janar pasi të dy postuan foto nga shtëpia e pushimeve të Palm Springs të Kris Jenner.
