Një baba i dy fëmijëve u largua me nënën e të dashurës së tij vetëm pak ditë pas lindjes së djalit.
Jess Aldridge, 24 vjeç, ishte në pritje të fëmijës së dytë me të dashurin, Ryan Shelton, 29, kur vendosën të krijonin një grup përkrahjeje, me nënën e saj Georgina, 44, dhe burrin e saj, Eric, në shtëpinë e tyre në Stow-on-the-Wold, Gloucestershire.
Gjyshja e gjashtë nipërve e mbesave nisi të flirtonte me Shelton, shitës pjesësh këmbimi për makina, vetëm pak javë më pas dhe të dy nisën lidhjen teksa Jess ishte në periudhën e fundit të shtatzënisë.
Kur Jess u kthye nga materniteti me djalin e porsalindur, Reuben, Ryan dhe Georgina ishin larguar bashkë dhe ishin vendosur në një shtëpi 30 milje larg.
‘Ky është kulmi i tradhtisë’, the Jess për The Sun. ‘Ti pret që gjyshja të bjerë në dashuri me beben, jo me të atin e tij. Ajo duhej të ishte gjyshja e dy fëmijëve të mi e të më ndihmonte të kujdesesha për ta, jo të bënte seks me të dashurin tim’.
Aldridge, e cila ka edhe një vajzë dyvjeçare, Georgiana, me Shelton, tha se vendosi të kthehej në shtëpinë e së ëmës me shpresën se ajo do ta ndihmonte të kujdesej për fëmijët. Megjithatë, me kalimin e kohës Jess e vuri re se i dashuri dhe nëna e saj flirtonin gjithë kohën, e pinin Bacardi teksa bënin shaka nëpër kuzhinë çdo natë.
Kur u përball me ta, ata e mohuan se kishte ndonjë gjë mes tyre, por më vonë Jess zbuloi se ata kishin pasur një lidhje të fshehtë gjatë shtatzënisë së saj.
Më 28 janar ajo solli në jetë djalin Reuben. Vetëm disa orë më pas, mori një mesazh nga Ryan, që e kishte parë vetëm për pak minuta të birin pas lindjes, me të cilin ai i thoshte se po i jepte fund lidhjes trevjeçare. Pasi doli nga spitali, Jess u shokua kur mori vesh se ai kishte ikur të jetonte diku tjetër me nënën e saj.
Ata vazhduan ta mohonin që kishte lidhje bashkë, deri sa u përballën sërish dy ditë më pas.
E ëma i tha së bijës se ‘ne nuk e caktojmë dot me kë të biem në dashuri’.
Tashmë çifti e ka konfirmuar marrëdhënien në Facebook.
Jess tha se e ëma, e martuar një herë më parë, i kishte thënë disa javë para lindjes së Reuben se donte të ndahej nga Eric, me të cilin kishte 12 vjet martuar. Ajo shtoi se as nëna dhe as Ryan nuk e kishin kërkuar falje.
Tashmë Jess është kthyer të jetojë në shtëpinë me qira ku kishte jetuar më parë me babanë e dy fëmijëve.