Atdheu ka qenë ndër djemtë më të përfolur në “Përputhen”. AI është quajtur si një ndër më simpatikët dhe tërhoqi më shumë vëmendje me puthjen që i dha në buzë Anës.
Pas largimit të saj nga “Përputhen” ai ka qenë shumë i qetë dhe nuk ka shprehur eufori për asnjë nga takimet me vajzat. Kjo tregon ndoshta se Atdheu ka krijuar një raport jashtë emisionit.
Së fundmi faqja “Pa dorashka” në “Instagram” ka publikuar një foto të Atdheut me një vajzë bjonde. Nuk dihet se cila është ajo por në këtë foto duken shumë të afërt.

Rikujtojmë se Atdheu u përfol për një lidhje të mundshme edhe me autoren e “Përputhen” Olsën, thashethem që e ironizuan nëpërmjet një video të bërë së bashku.
Por me këtë foto Atdheu sapo ngatërroi gjithë rrjetin.