Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook, vë në dukje faktin që në 140 shtete nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksinë, ndërkohë që në Shqipëri ka nisur prej ditësh vaksinimi i i bluzave të bardha.
Po ashtu, kreu i qeverisë shprehet se brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier dhe më pas do të vijohet me vaksinimin e atyre mbi 80 vjeç. Rama tregon edhe se qeveria është optimiste se mund të merren sasi të tjera dozash për të rritur numrin e vaksinimeve.
Megjithatë, kryeministri nuk lë pa përmendur edhe ata që e kanë kritikuar gjatë kësaj kohe, duke u shprehur se fatkeqësi e madhe e këtij vendi është “helmi që prodhohet”, sipas tij pa ndalim e pa turp. Kjo situatë, shton Rama, e bën përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksinë kundër tërbimit të njeriut.
POSTIMI
140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre
Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve
Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut