Policia vijon ndëshkimin e qytetarëve të cilët shkelin masat e anti Covid. Duket se as moderator i njohur shqiptar Ardit Rofshi nuk i ka shpëtuar gjobës së policisë.
Në fotot e siguruara nga “LSA”, shihet moderatori pa maskë teksa është ndaluar nga dy punonjës policie. Nuk dihet nëse moderatori është gjobitur apo ka marrë thjesht një paralajmërim nga Policia.
Ditën e fundit janë rritur ndjeshëm numrat e të infektuarve, kështu që edhe Policia ka rritur kontrollet dhe ka ndëshkuar me mijëra qytetarë që nuk zbatojnë masat anti-Covid.



