“Një vdekje që mund të ishte shmangur”. Kështu shkruajnë mediat italiane lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Itali.
38-vjeçari ishte i infektuar me covid, ndërkohë që mësohet se ndërroi jetë në datë 7 shkurt. Ky rast ka krijuar shumë zhurmë, shumë debat e polemika në rajonin Molise, për shkak të mungesës së një spitali për trajtimin e rasteve me Covid.
Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore i riu shqiptar u dërgua për mjekim, por spitali nuk kishte kushtet për të mjekuar personat e infektuar me COVID-19.
Në pritje të ndihmës që nuk erdhi kurrë, ai ndërroi jetë duke lënë pas gruan 25-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, shkruajnë mediat italiane. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.