5 deputetë të Kuvendit kanë depozituar një projektligj ku kërkojnë pezullimin e Vetingut në radhët e Policisë së Shtetit.
Nisma është inicuar nga deputetët Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Elona Hoxha, Luan Harusha dhe Arben Elezi, të cilët kanë kërkuar që Vetingu të mos kryhet më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga SHÇBA, e cila nga ana e saj pritet që të riformohet, duke u shndërruar në Agjencinë e Mikqyrjes Policore.
Sipas projektligjit të hartuar nga deputetët, kërkesa për pezullimin e Vetingut është bërë dhe në bazë të rekomandimeve që kanë bërë partnerët ndërkombëtarë.
Raport-vlerësimi i GRECO-s deklaronte se propcesi aktual kalimtar i vettingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimet e ngritjes në detyrë, ndërkohë dhe të paktën, vetting kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit.