Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia malazeze pasi është kapur në kufi me 40 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
26-vjeçari nga Malësia e Madhe, Moamer Bercaj është kapur në kufirin tokësor mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Sipas policisë së vendit fqinj 26 vjeçari, është vëzhguar për disa ditë dhe në momentin e transportimit të lëndës narkotike.
Gjatë trnasportimit të drogës, ai ka qenë i shoqëruar edhe nga 2 persona tjerë të cilët kanë arritur të largohen dhe të kthehen në brendësi të territorit shqiptar.