Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta për shkak të Covid-19 të një nëne 30-vjeçare dhe një djali 18 vjeçar, të dy nga Elbasani.
Balla i shpreh ngushëllimet familjarëve, duke bërë thirrje për të mos humbur vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse.
Një nënë e re 32 vjeçare nga Elbasani, e cila sapo sillte në jetë foshnjën e saj dhe një djalë 18 vjeç, nuk ia dolën sot ta fitonin betejën me Covid-19. Ky armik duhet luftuar duke mos humbur për asnjë moment vigjilencën dhe duke respektuar masat mbrojtëse. Duke i shprehur ngushëllimet familjeve, ri përsëris apelin që shpreha sot në Kuvendin e Shqipërisë