“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël. August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe arriti menjëherë në datën e tij të lindjes, për t’i kënaqur prindërit e tij. Ne ishim të përgatitur të dashuroheshim në çdo lloj mënyre, por kjo shkon përtej çdo gjëje që mund të kishim imagjinuar.”, është shprehur Mandy.
Moore dhe Goldsmith u fejuan në shtator 2017 pas dy vitesh lidhjeje, për të lidhur më pas kurorë në nëntor të vitit 2018. Ylli i “This Is Us” zbuloi se ishte në pritje të ëmbël në shtator.