Presionet dhe demonstrimi ushtarak kanë dominuar këto fundit marrëdhëniet mes Greqisë dhe Athinës. Ministria e Mbrojtjes Turke ka njoftuar nisjen e një stërvitje të re ushtarake duke iu kundërpërgjigjur Athinës, e cila ka nisur blerjen e mjeteve luftarake.
Nga data 25 shkurt deri më 7 mars në detin Egje dhe në Mesdhe. Prothema i referohet një njoftimi publik të ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë që ka bërë ditur se pjesë e kësaj stërvitje do të jenë 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi që do të nisen për në Egje dhe Mesdhe, ndërsa Çezme është në Egje..
“Në të njëjtën kohë, shtypi turk është ngritur kundër vendit tonë, me rastin e mbërritjes së afërt të forcave amerikane në Evros. Anijet e transportit amerikan që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, disa prej të cilave do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis. Në këtë kontekst, në faqen e parë të Yeni Safak thuhet “Për kë është kjo përgatitje?”, Ndërsa Hurriyet boton një artikull “Zbarkimi i forcave Amerikane në Alexandroupolis”, shkruajnë mediat turke.
Ministria turke e mbrojtjes njofton se “Qëllimi i kësaj stërvitjeje është që të vlerësojë gatishmërinë e shtabit, njësive dhe anijeve të lidhura me Komandën e Forcave Detare; Për të provuar llojet themelore të operacioneve në nivelin e Task Group; Zhvillimi i aftësive për taktikat e Operacioneve Detare dhe të Përbashkët; të provojë procedurat e ndërveprimit të përbashkët dhe aftësinë e mbështetjes së ndërsjellë me Komandat e tjera të Forcës dhe të rrisë gatishmërinë luftarake të elementeve që do të marrin pjesë”.
Deniz Kuvvetleri Komutanlığının planlı tatbikatlarından olan Mavi Vatan-2021 Tatbikatı, 25 Şubat-07 Mart 2021 tarihleri arasında Ege Denizi ve Akdeniz’de icra edilecektir.https://t.co/nMDqubNym5#MSB #TSK pic.twitter.com/xBWkbQsqED
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) February 22, 2021