Dy prindër të tmerrshëm në Australi vranë në mënyrë makabre vajzën e tyre 2-vjeçare.
Maddilyn-Rose Ava Stokes, 2 vjeç vdiq në maj të vitit 2017, si pasojë e djegieve të rënda në trup, pasi prindërit e kanë “zier” deri në vdekje vajzën, si dënim që kishte lagur pelenën. Vogëlushja vuajti nga djegie të rënda në të gjithë trupin.
Prindërit e saj Shane David Stokes dhe Nicole Betty Moore, u vetëdeklaruan fajtorë në gjykatën supreme për torturë dhe vrasje.
Ata janë dënuar nga Gjykata në Brisbane për vdekjen e dhe torturimin e së miturës. Babai i saj është dënuar me 11 vite burgim, ndërsa nëna e saj, Moore, 26 vjeçe u dënua me 9 vite e gjysmë.
Stokes, 33 vjeç, e mbajti vajzën e tij nën ujë të nxehtë në banjë, që ajo të vuante nga dhimbje të padurueshme deri në momentin që ndërroi jetë.
E vogla u gjet nga mjekët 5 ditë më vonë në shtëpinë e tyre, por prindërit e saj nuk i lejuan që t’i ndihmojnë, pasi donin ta mjekonin vetë vajzën e tyre, e cila ndërroi jetë më pas nga arresti kardiak.
Në dëshmitë e tyre për autoritetet, mjekët thanë se 2-vjeçarja kishte përjetuar dhimbje të paimagjinueshme dhe të padurueshme, shkruajnë mediat e huaja.