Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi në kërkim.
Ai është mjeku Ramadan (Feriz) Sopaj, i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqishtë, Komuna e Malishevës.
I dënuari është i kërkuar për veprat penale: Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe sulm seksual.
Pas këtij lajmi ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët me anë të një postimi sqarojnë se Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
