Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka qenë i pranishëm në një familje në zonë prej nga ka bërë një premtim ‘qesharak’. Teksa i rendit të gjitha gjërat që PD-ja do të bëjë për qytetarët kur të vijë në pushtet, Mano thotë se do të japin dhe kredi për të shlyer detyrimet e prapambetura që qytetarët kanë.
‘Ndihmën ekonomike do ta dyfishojmë, do ti japim mundësi dhe familjeve të reja që të marrin dhe kredi që të keni mundësi që të paguani detyrimet tuaja’– dëgjohet që thotë Mano në video.