Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të bëra ditën e sotme nga Presidentit Ilir Meta.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Balla deklaron: Se që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim, ndërsa pyet pse vonon kreu i PD, Lulzim Basha në reagimin e tij për të përshëndetur vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?
“Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?” shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është:
Lulëzim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur?
Ku është Luli Basha?
Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit?
Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju!
Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi?
Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!