-Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, në një intervistë që i kam marrë deklaroi se në nëntor do të mblidhet Kongresi i Albanologjisë dhe një nga objeksionet e kësaj do jetë gjuha standarde. Nuk pritet të ketë ndryshime thelbësore por një nga ndryshimet mund të jetë që fjalët e huaja të shkruhen siç shkruhen në gjuhën e tyre.
–Unë mendoj që duhet të shkruhet siç shqiptohet. Siç e kanë lënë në vitin ’72. Unë jam i ndjeshëm ndaj gjuhës, aq sa mund të jem. Mbas viteve ’90 gjuha standarde u sulmua. Deri tani nuk i është bërë asgjë. Mua standardi më duket i qepur me dorë, kaq i bukur dhe kaq tingëllues. Dhe jam dakord ashtu siç është lënë në ’72, shkruhet siç shqiptohet. arkiva.fjala.al/