Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ku sipas informacioneve paraprake ka humbur jetën një person.
Bëhet me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në automjet dhe është nxjerr i pajetë prej tij.
Në aksident mësohet se janë përfshirë 3 automjete, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë.