Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka marrë nga udhëheqës të ndryshëm, pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në letrën e publikuar, Rama uron Kurtin për fitoren, duke i uruar po ashtu edhe suksese të mëtejshme.
“Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia për suksesin tuaj në zgjedhjet e përgjithshme politike.
Duke ju përcjellë këtë mesazh, uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si edhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.
Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar së fundmi, por jo nga rëndësia, shëndet e frymëzim në punën tuaj. Ju lutem të pranoni shprehjen e konsideratës sime të posaçme”, shkruhet në letër.
