Një skenë e frikshme dhunë është regjistruar mesditën e sotme në oborrin e spitalit të Fierit.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ, një burrë gjuan me shkelm dhe kap nga floket gruan. Të dy ndodhen në oborrin e spitalit të Fierit, ku ka edhe qytetarë të tjerë prezentë.
Gruaja largohet duke bërtitur dhe merr disa gurë në një vazo.
“Ore qen bir qeni…ça gjuan ti re..do të të kap me gurë,”– dëgjohet të thotë ajo në video. Nuk dihet nëse burri në fjalë është vënë në pranga apo jo, pas kësaj ngjarje të ndodhur, të filmuar edhe me kamera.