Hyrja e konkurrentit të ri, Dorit në Për’puthen nisi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Pas disa minutash që kishte hyrë në emision ai u përplas me Erin, gjë që shkoi deri në përplasje fizike.
Përplasja përfundoi me fjalë të pista dhe grushte. U desh ndërhyrja e konkurrentëve të tjerë që dy djemtë të ndaheshin.
Lidhur me këtë ngjarje, produksioni ka vendosur përjashtimin e të dy konkurrentëve nga emisioni.
Eri Aga dhe Dorian Kuka nuk do të jenë më pjesë e Për’puthen.
