Një historian gjerman ka pohuar se i ati i Adolf Hitlerit ishte autoritar, i fuqishëm politikisht, egoist si dhe kishte një ndikim të gjatë të djali i tij.
Roman Sandgruber, profesor në Universitetin e Linz është shprehur se ai i ka bërë këto zbulime, pasi studioi një grup prej 31 letrash të shkruara nga Alois Hitler për njeriun që i kishte shitur atij një fermë në vitin 1895, rreth 6-vjetorin të lindjes së Adolf Hitler.
Sandgruber argumenton se ndërsa shumë historianë e mendojnë Alois si një fshatar i thjeshtë që rrinte vetëm në tavernë dhe rritte bletë, ai ishte në të vërtetë një personazh shumë më i ndërlikuar dhe më i lig. Ai ishte nga ata që i gëzohej faktit se ishte i “gjithëditur”.
Alois rriti bletë, sepse kishte ambicie të bëhej “zotër i fermave” për të dalë mbi të tjerët dhe kaloi kohën në tavernë, sepse atje mund të bënte politikë, thotë Sandgruber.