Kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh sonte se nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë pa prekur asnjë votë, ai do të largohet nga posti i Presidentit dhe do të kalojë në opozitë.
“Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën unë jap dorëheqjen dhe kaloj në opozitë” tha ai në News24.
Pak më parë Meta bëri një paralajmërim të fortë për cilido që do të prekë votën në zgjedhjet e 25 prillit, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.