Grida Duma vijon fushatën për zgjedhjet, teksa pasditen e sotme ka zhvilluar një takim në shtëpinë e Shaqir Seferit, i cili e njohu me problemet që has.
“Fëmijët ikin se nuk kane te ardhme. Kemi borxhe dhe e vetmja mundësi ishte te largoheshin fëmijët ne emigracion…Kemi tokat e nuk kemi mundësi ti kthejmë në produktive…nuk ka ujë, nuk ka kanalizime. Prodhimi është shumë pak dhe as shpenzimet nuk i mbyllim dot. Mbolla grurë dhe nuk kam marrë as lekët e mia” tha ai.
Pasi i shpalosi programin e PD bujkut, Duma u vu në siklet nga përgjigja e tij.
“Atë mendje paçi” – i tha i zoti i shtëpisë.