Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Tiranë.
Nga të dhënat e Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) mësohet se tërmeti ka epiqendër zonën e Selanikut dhe pati një magnitudë prej 6.2 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia e ulët e tij, prej vetëm 2 kilometra bëri që lëkundjet të ndjehen edhe zonat përreth, përfshirë edhe kryeqytetin shqiptar si edhe qytetet e tjera në pjesën jug-lindore të vendit.
