Tre muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në Rrugën Dritan Hoxha, Prokuroria e Tiranës i komunikon akuzën ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj.
Akuza e re është ajo e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ishte i pa armatosur. Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe për armë zjarri.
Ajo nuk është e Rashës nuk ka asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je.
Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes së nevojshme.
Hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej. Brenda pak ditëve dosja do te përfundojë ne Gjykatën e Tiranës për ta gjykuar e dënuar Nevaldon për ‘vrasje me dashje’.