Një burrë nga Kanadaja u shpall fajtor këtë mërkurë për vrasjen me dashje të 10 personave, si dhe plagosjen e 16 të tjerëve.
Bëhet fjalë për Alek Minasssia-n, i cili goditi me furgonin e tij dhjetëra persona në sulmin e 23 prillit, 2018 në Toronto.
Avokatët e tij thanë se Minassian nuk e ka ditur se çfarë është duke bërë, për shkak të çrregullimeve nga autizmi.
“Në këtë rast, Z. Doe e dinte se ishte ligjërisht e gabuar të vritej njerëz,” tha Molloy, gjyqtarja e çështjes. “Unë e konsideroj z. Doe fajtor në të gjitha 26 pikat e aktakuzës.”
Kurora më parë argumentoi se Minassian është një vrasës masiv i cili e dinte të drejtën nga e gabuara dhe ndodh që të ketë autizëm, por mbrojtja argumentoi se për shkak të autizmit, Minassian kurrë nuk zhvilloi ndjeshmëri dhe kjo mungesë e ndjeshmërisë e la atë të paaftë për zgjedhje racionale. Molloy refuzoi argumentin e mbrojtjes.
Kur u pyet për vendimin e Molloy, Boris Bytensky, avokati i Minassian, tha se ai nuk e ka lexuar atë në mënyrë të plotë. Ai tha se vendimi u analizua thellë dhe muk ishte dakord me disa parashtresa.
Tetë gra dhe dy burra, nga mosha 22 deri në 94 vjeç, vdiqën kur Minassian e përplasi furgonin për kalimtarët në një lagje në veri të Torontos.
Gjykatësja Anne Molloy tha se nuk ka dyshim se veprimet e tij ishin të planifikuara dhe të qëllimshme dhe se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm për atë që po bënte.