Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku babai ka vrarë vajzën e tij me breshëri plumbash, pasi ajo refuzonte t’i tregonte se ky ndodhen nëna e saj.
Mustafa Ali Yilmaz, 69 vjeç, përplasi me makinë, veturën e vajzës dhe më pas në mënyrë të dhunshme e ka nxjerrë atë nga automjeti.
69-vjeçari ka nxjerrë nga makina vajzën Gulnur Yilmaz, 28 vjeçe dhe pasi ajo refuzoi të përgjigjes se ku ndodhej nëna e saj, ai e ka qëlluar me 20 plumba, 11 prej tyre qëlluan në kokë.
Babai monstër u largua nga vendngjarja në këmbë, por shpejt u kap nga policia. Ai tani do të përballet me akuzën për vrasje ku dhe pritet të merret masa burgim të përjetshëm.
Mediat turke bëjnë me dije se se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar.
