Një ngjarje e rëndë e bërë publike vetëm kohët e fundit ka ndodhur vitin e kaluar. BBC shkruan se një vajzë e re me emrin Lorraine Cox një mbrëmje pasi është joshur nga një person nga Iraku dhe ka kryer marrëdhënie në rrugë është vrarë në mënyrë barbare nga ai person në apartamentin e tij.
Azem Mangori pasi joshi të renë që kishte pirë në apartamentin e tij, e vrau atë duke e coptuar në disa pjesë.
Pas disa ditësh që e mbajti në apartament, ky i fundit i vendosi të gjitha pjesët e saj të trupit në një çantë dhe e la në një rrugicë e Exeter. Pasi u kap dhe kur doli në para gjykatësm Mangori i mohoi të gjitha akuzat e vrasjes.
Ndërkohë që prokurori që po ndjek çështjen, Simon Laws tha se Mangorin e zbuluan kamerat e pallatit. Ai tha se Mangori ishte i sëmurë dhe njeri i fiksuar. “Duke pasur parasysh datat kur ai e shikoi këtë material, ju mund të mendoni se është e qartë se ai ishte i interesuar në temë përpara se të kishte ndonjë nevojë për informacion. Ju do të dëgjoni se, sado e çuditshme mund të tingëllojë, psikiatrit kanë kuptuar se ka njerëz që kanë një interes të sëmurë,” tha Laws.