Policia e Milanos ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua, të moshës 34 dhe 35 vjeç, për posedim të mbi 5 kilogramë heroinë, rreth 8 kilogramë kokainë dhe 20 mijë euro para cash, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News.
Oficerët e Policisë Hekurudhore pas kontrollit në një makinë që ngjallte dyshime dhe që mbante një çift shtetasish shqiptarë, gjetën në pronësi rreth 1 kilogram heroinë.