Shoferët e autoambulancës dhe makinës tjetër që u aksidentuan në aksin Bilisht-Korçë janë zënë me grushte me njëri-tjetrin pasi dolën prej mjeteve.
Siç duket nga pamjet, ata janë konfliktuar me grushte menjëherë pas ngjarjes duke bërë që të tjerët të ndërhynin për t’i ndarë.
Për shkak të përplasjes së fortë, autoambulanca ka përfunduar në një parcelë disa metra larg rrugës duke patur edhe pacientë brenda.