Detaje të reja janë zbuluar nga atentati mafioz i ndodhur ditën e mërkurë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vdekur 31-vjeçari Tauland Beqiraj.
Bëhet me dije se sherri ka nisur në një lokal për një borxh të cilin Beqiraj ja kishte marrë tre të rinjve dhe për këtë ai kishte thënë se nuk do tua kthente dhe i kishte sharë dhe ofenduar, ndërsa i kishte treguar dhe armën që mbante në brez.
Pas kësaj tre të rinjtë, Hans Jonuzi, Skerdi Gabrani dhe Elton Hajnaj i dolën para në rrugë duke e qëlluar me kallash ndaj 31-vjeçarit i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Kujtojmë se në kërkim janë shpallur Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani, ndërkohë pak momente pas ekzekutimit të Beqirajt u arrestua edhe një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, Andi Jonuzaj.
arkiva.fjala.al/