Zjarr në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, evakuohen punonjësit.
“Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.
Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.