Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3171 testime, nga të cilat 780 kanë rezultuar pozitivë.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, fatkeqësisht kanë humbur jetën 21 qytetarë, duke shënuar kështu për disa ditë me radhë numrin më të lartë të viktimave në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit u kryen 1440 vaksina, 18.247 në total.