Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi ditën e enjte projekt-rezolutën për Shqipërinë me dakordësinë e plotë të dy grupeve më të mëdha të Parlamentit Europian, të Partive Popullore dhe të Socialdemokratëve. Ky raport doli pikërisht një muaj para zgjdhjeve që do të mbahen në Shqipëri.
Parlamenti Europian e ka vënë theksin tek zhvillimi normal i këtij procesi pa e prekur votën e shqiptarëve. Ajo e ka vënë si kusht për çeljen e negociatave, zgjedhje të lira e të ndershme më 25 Prilli, dhe bashkë me to Këshilli i Evropës nuk harron dënimin e atyre që prekin apo vjedhin votat. Ndjekja penale e atyre që akuzohen për blerjen e votave është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli Europian ndaj Shqipërisë për negociatat. Kështu shkruhet në raportin për progresin e vendit tonë drejt Bashkimit Europian, i miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Në dokument, reporterja për Shqipërinë, Isabel Santos, u fokusua në 15 kushtet për çeljen e negociatave. Kjo deklaratë e Santosit vjen vetëm disa ditë pas vizitës që pati kryeministri në Bruksel dhe prej nga tha se “nuk kemi më asnjë kusht, jemi gati për tryezën ndërqeveritare për çeljen e negociatave”.
Raporti thekson se zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit do të jenë kyçe për konsolidimin dhe rinovimin e procedurave dhe strukturës demokratike të vendit si dhe për arritjen e një niveli të lartë të stabilitetit politik. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për integrimin në BE. Pretendimet për blerjen e votës duhet të ndiqen penalisht.
Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar”, shkruhet në dokumentin e aprovuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
Aktorëve politikë në Shqipëri u bëhet thirrje që të zhvillojnë fushatë të pastër, pa dezinformim, intimidim dhe akuza false. Ndër të tjera, Parlamenti Europian e sheh me shqetësim fenomenin e pastrimit të parave në vendin tonë dhe bën thirrje për përshpejtimin e Reformës në Drejtësi, që të bëhet funksionale sa më shpejt, pasi është një parakusht për organizimin e tryezës ndërqeveritare për negociatat.
Gjithashtu, rekomandon edhe caktimin e një shefi negociator dhe ekip për negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë për të adresuar kushtet dhe prioritetet e dala nga konkluzionet e Këshillit në mars të 2020-s.
Zgjedhjet
Zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore për konsolidimin dhe rinovimin e procedurave dhe strukturave demokratike të vendit si dhe të arrijë një nivel më të lartë të stabilitetit politik nënvizon atë të lirë dhe të drejtë. Zgjedhjet janë thelbësore për integrimin në BE; Shpreh shqetësim për pretendimet e blerjes së votës dhe kujton se ndjekja penale është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020, nënvizohet rëndësia e sigurimit për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2021, në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse; (vëren se të gjitha forcat politike, shteti organet, shoqëria civile dhe media kanë një detyrë të përbashkët për të siguruar një transparencë, besueshmëri dhe fushatë elektorale objektive, të lirë nga dezinformimi dhe akuzat).
Reforma në Drejtësi
Thekson nevojën për të zhvilluar një qasje më strategjike ndaj sektorit të drejtësisë, e cila adreson çështjet e prapambetura në rritje, thirrje për sigurimin e standardeve të larta të transparencës në sektorin e drejtësisë; mirëpret emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke rivendosur funksionalitetin, dhe nxit institucionet shqiptare që me shpejtësi të përfundojnë procesin e emërimit, përfundojnë hapat përkatës drejt rivendosjes së aftësisë së Gjykatës Kushtetuese për të funksionuar plotësisht dhe me efikasitet, dhe nxit të gjithë të përfshirët të përmbyllin me shpejtësi procesin e emërimit.
Mirëpret faktin që Gjykata e Lartë pjesërisht ka rifituar aftësinë e saj për të funksionuar dhe e inkurajon atë për të bërë përparim të mëtejshëm në emërimin e gjyqtarëve shtesë, në mënyrë që të bëhen plotësisht funksionalë dhe të zvogëlojë në mënyrë dramatike çështjet në pritje.