Dy persona kanë rënë nga policia në Himarë, pasi kanë tentuar të grabisin në banesë.
Në pranga kanë rënë shtetasit G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier.
Personat në fjalë janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi,” njofton policia.