Pasi pranoi që të garonte në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Partisë Socialiste, deputetja e PDIUS-së në qarkun e Dibrës, Reme Lala, ka dhënë dorëheqjen.
Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se Reme Lala paraditen e të premtes ka dorëzuar në selinë rozë dorëheqjen.
Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Reme Lala.
PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.
Nuk dihet ende nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017. E kontaktuar nga Top Channel, Reme Lala nuk bëri asnjë koment për ta konfirmuar apo mohuar dorëheqjen.