Markle tregoi se pas një fillimi të mbarë, situata u përkeqësua pas martesës ndërsa tregoi se madje kishte menduar dhe vetëvrasjen. Meghan bëri një tjetër deklaratë të fortë, ku u shpreh se një prej anëtarëve mbretëror kishte shprehur shqetësimin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj, Archie.
“Unë kam shumë respekt për mbretërit dhe nuk mendoj se familja mbretërore britanike është raciste,” u shpreh Thomas. Ndërsa përsa i përket deklaratës së Meghan se familja mbretërore ishte e shqetësuar për ngjyrën e djalit, i ati u shpreh se “dikush mund të ketë bërë një pyetje idiote” dhe se kjo nuk do të thotë se mund të jetë racist.
![]()