Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në kuadër të një vjetorit të betejës së bluzave të bardha me pandeminë e Covid 19 , këtë të martë ka qenë në spitalin Covid 1.
“Strategjia e përballimit të epidemisë në vend, rritja e kapaciteteve spitalore, dyfishimi i aparaturave mjekësore, bonusi special për punonjësit në vijën e parë dhe mbi gjithçka, forca dhe mundi i stafeve mjekësore në vijën e parë të zjarrit, që sot e gjithë ditën janë në shërbim të pacientëve, kanë bërë të mundur ta përballim me dinjitet këtë sfidë aspak të lehtë, që njerëzimi e ndesh një herë në 100 vite”, thuhet në postimin në Facebook.