Dy qentë e tipit të pastor gjerman që i përkasin Presidentit amerikan, Joe Biden dhe Zonjës së Parë, Jill Biden janë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Mësohet se ata do të dërgohen në shtëpinë e familjes Biden në Delaware.
Mediat vendase bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë pas sjelljes agresive të qenve ndaj punonjësi të sigurisë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku është përfshirë dhe qeni “Major”.
Majori, i cili u adoptua nga Biden në nëntor 2018 nga një strehimore e kafshëve në Delaware, kishte atë që një nga njerëzit e përshkroi si një “incident thumbues” me një anëtar të sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.