Pas spekulimeve për një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh, Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha u bënë sërish kryefjalë e mediave se i kanë dhënë fund martesës dhe se këngëtarja është zhvendosur me të birin në Shkup. Dyshimet lindën pasi këngëtarja ndryshoi mbiemrin e të birit në Instagram, nga Berisha në Sejdiu.
Thashethemet u ndezën pasi Patrisi iu përgjigj publikisht Tunës me një video ku shihej me të birin, krahas së cilës shkruante: “Tian Patris Berisha.” Vetë Patrisi konfirmoi në Soiree për Jonida Shehun krisjen e raportit teksa tha: “Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lirë”.

