Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i të riut shqiptar në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ngjarja ndodhi në lagjen Liberta të Barit, në rrethana ende të paqarta, ndërsa viktima është identifikuar si Santino Xhyra.
Duke cituar informacione paraprake të policisë, La Gazzetta del Mezzogiornoe shkruan se 28 vjeçari shqiptar u vra në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në një rrugë në të cilën jeton bashkëshortja e një bosi të mafies së zonës.
Shqiptari u dërgua në spital nga një makinë private, me gjasë sipas mediave fqinje, nga një bashkëkombës i tij. Ai kishte marrë 3 plumba pistolete në kraharor dhe bark dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte. Ishin bluzat e bardha që njoftuan policinë.