Pas largimit të Tritan Kalos dhe të Najada Çomos, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zbuloi këtë të enjte emrat e rinj që iu bashkuan Komitetit të Ekspertëve.
Manastirliu bëri me dije se anëtarët e rinj janë Dhimitër Kraja, Ermira Kola dhe Alban Ylli.
“Dhimitër Kraja, anëtar i përhershëm në Komitetin teknik të ekspertëve, shef i sëmundjeve infektive në QSUT, pedagog në Universitetin e Mjekësisë.
Falënderoj profesoreshë Ermira Kolën, ka përfunduar studimet në 1985 në fakultetin e mjekësisë, e specializuar në pediatri. Prej 1991 është pedagoge në universitetin e mjekësisë. Është autore dhe bashkëautore në mbi 45 artikuj shkencorë.
Alban Ylli do të jetë një anëtar i përhershëm i komitetit teknik të ekspertëve. Rreshton mbi 40 artikuj në revista shkencore, ndërkombëtare. Është pjesë integrale për hartimi ne strategjive dhe programeve në fushën e shëndetësisë. Aktualisht është pjesëtar i komitetit shkencor të Akademisë së Shkencave”, tha ministrja Manastirliu.
arkiva.fjala.al/