Manastirliu konfirmon prezencën e variantit britanik në Shqipëri. ISHP ka bashkëpunuar me ISHP në Ankara dhe ka treguar se këto kampione kanë konfirmuar variantin e ri britanik të Kent.
“Nga data 1 mars vërehet një trend i uljes së qëndrueshme por duket se kemi një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rezultat i rritjes së rasteve në muajin janar.
Në vlerësimin e situatës janar-shkurt janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me Ankaranë.
Rezultet treguan se kampionet ishin infektuar me mutacionin britanik. Varianti është në qarkullim në më shumë se 70%. Dyshimet e arsyeshme që ekspertët patën që në momentin që filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar. Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion”, ka thënë ajo
Komiteti Teknik i Ekspertëve edhe kësaj jave ka lënë në fuqi masat ndaj COVID-19. Sipas Manastirliu, ka një tendencë të rënies së infektimeve prej 1 marsit. Pra në Shqipëri do të vijojë ende ora policore 20:00- 06:00, si për qytetarët dhe për bizneset.
Nga ana tjetër edhe universitetet vijojnë online, kurse mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.
MASAT NË FUQI NGA KOMITETI TEKNIK
– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe
arkiva.fjala.al/