800 banorë të fshatit Qyrkan, Njësia Administrative Klos në Cerrik, më në fund, pas 30 vitesh kërkesa të vazhdueshme, do të kenë një rrugë të asfaltuar konform standardeve.
Bashkia e Cerrikut është duke investuar në infrastrukturën e fshatrave e sidomos në ato zona ku bujqësia është e zhvilluar dhe fermerët kanë nevojë për të nxjerrë produktet e tyre në treg.
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut Andis Salla dhe deputetin Luan Duzha inspektuan ecurinë e punimeve.
Balla në fjalën e tij theksoi se tashmë produktet do të dalin më shpejt në treg duke u lehtësuar punën fermerëve.
‘Këtu në Cerrik PS, e cila ka pushtetin vendor prej 18 muajsh, ka bërë diferencën, me 8 vite qeverisje PD e LSI.
Ne do të vazhdojmë ta transformojmë Cerrikun në çdo lagje, në çdo fshat sepse është një zonë shumë punëtore dhe unë jam shumë krenar që i gjithë prodhimi shkon për eksport.
Por prodhimi juaj nuk do shkonte për eksport nëse nuk do të ishte bërë rruga sepse ti do ta transportoje në krahë.’
Balla tha se njerëzit e mençur të kësaj zone dinë të bëjnë dallimin mes aty që punojnë dhe atyre që flenë:
‘Ju dini ta bëni dallimin në 25 Prill. Votoni punën, jo gjumin.’