Të paktën 10 persona janë nën hetim si të dyshuar për vdekjen e një nënoficeri italian.
43-vjeçari Stefano Paterno, nënoficer i marinës italiane në Augusta ndërroi jetë dje në mëngjes pas një arresti kardiak në shtëpinë e tij.
Vetëm një ditë më parë ai kishte marrë dozën e parë të vaksinave nga e njëjta dërgesë për të cilën Agjencia Italiane e Barnave kishte kërkuar konfiskim.
Kryeprokurorja italiane ka kërkuar sekuestrimin e të gjithë zinxhirit të shpërndarjes së vaksinës AstraZeneca. Ndërsa akuza për dhjetë personat e ndaluar është vrasje nga pakujdesia, raporton newsbomb.al.
Edhe Agjencia e Barnave Europiane “EMA” ka nisur rishikimin e vaksinës anti-Covid AstraZeneca pas rasteve serioze të mpiksjes së gjakut të regjistruara edhe në Danimarkë.
Një ditë më parë në Itali ndërroi jetë një mësuese, ajo kishte kryer vaksinën para se të ndërronte jetë. Por autopsia tha se vdekja e saj s’kishte lidhje me vaksinën, pasi ajo pësoi hemorragji në zorrë.