Partia Socialiste ka korrigjuar listën e kandidatëve të saj për deputetë në qarkun e Elbasanit, pasi KQZ vërejti parregullsi në përfaqësimin gjinor.
PS ka zhvendosur nga vendi i 12-të në vendin e 13-të Marsida Hysenin në listën e qarkut të Elbasanit.
Ndërsa kandidati i renditur i 13-ti Shkëlqim Bullari ka kaluar në vendin e 12-të të listës.