Getinjo është një ndër reperët më të dashur për shqiptarët.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin Express Rozë, në rubrikën “Pyetje Express”. Getinjos i është bërë një sërë pyetjesh, ku në të shumtat reperi është përgjigjur gabim.
Në një pyetje, Getinjos i është kërkuar të thotë tabelën e shumëzimit me gjashtë, por këngëtari ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se nuk i ka “marrëdhëniet” e mira me matematikën.
“I keq jam në matematik. Domethënë matematikën e kam mësuar prej kalkulatorit kur kam llogarit na një farë leku. Kshu që për mua të gjitha bëjnë 6×6 baraz me një milion. Edhe hiç s’po e them se s’jam matematicient. Unë jam Geti, reper, njeri i thjeshtë”, tha ai.