Çdo njërit prej jush i ka rastisur të paktën njëherë në jetë që të ndodhet në aeroportin “Nënë Tereza”.
Nëse keni zgjedhur që lodhjen tuaj ta “hiqni qafe” duke konsumuar një kafe dhe një ujë me idenë se nuk do të harxhoni shumë para, keni gabuar rëndë.
Kjo pasi nëse minimumi porosisni vetem një kafe dhe një ujë, përgatituni që nga portofoli juaj të zbrisni një 5-she të mirë.
Një mini-pazar për të darkuar me familjen në shtëpi, mund të krahasohet me çlodhjen e një personi të vetëm në aeroportin “Nënë Tereza.”
Në këtë destinacion luksi, një shishe ujë 250 ml kushton 330 lekë ose dhjetë fishin e vlerës.
Zbrazja e xhepit nuk ndalet këtu. Një mini filxhan kafe kushton plot 220 lekë.
Nëse jeni në kërkim të luksit ose nuk keni ku të harxhoni paratë, hidhini sytë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe problemi juaj do të marrë zgjidhje.
